Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020. Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.
Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më. Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.
Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.
Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antëerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.
Marius Diamanti u ekzekutua në 16 nëntor të vitit 2021 teksa u qëllua në breshëri automatiku teksa qëndronte jashtë pikës së karburantit që kishte në pronësi. Diamanti kishte precendentë të mëparshëm penalë dhe ishte arrestuar më herët gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.
/s.f