• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Ekzekutoi belgun në Greqi për “humbjen” e kokainës, identifikohet shqiptari

by Java News
23/05/2023 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mario Diamanti është autori i vrasjes së 47-vjeçarit belg Christoph Wageman, i cili u gjet i vdekur jashtë shtëpisë së tij në Voula në qershor 2020. Vrasja në fillim i atribuohej “kontratës së vdekjes”, gjë e cila u vërtetua edhe nga rrjedha e hetimeve, pasi autori e qëlloi dy herë në kokë.

Sipas mediave greke, dyshohet se autor i vrasjes është 35-vjeçari i cili, nuk jeton më. Diamanti rezulton të ishte pronari i një karburanti, i cili u ekzekutua në pikën e tij në rrugën Petrou Ralli në Nicë në nëntor të vitit 2021. Vrasja e tij brutale, u regjistrua në kamerat e sigurisë.

Ndaj 47-vjeçarit belg ishte në pritje një urdhër arresti për trafikimin e një sasie të madhe kokaine nga Amerika Latine drejt vendit të tij. Ai u vra mbrëmjen e 29 majit 2020 në hyrje të pallatit në rrugën Dodekanisou ku jetonte me gruan e tij braziliane dhe fëmijën e tyre të mitur. Duke qenë se ndaj tij kishte një urdhër arresti, ai ndodhej në vend me letra të falsifikuara me emrin “Giorgos Christoforos”.

Sipas raporteve në gazetën belge Gazet van Antëerpen, Wageman ishte i përfshirë në raste të trafikut të drogës nga Amerika Latine në Evropë. Sipas disa burimeve, Wageman ishte përgjegjës për humbjen (e sekuestruar nga autoritetet) të një ngarkese kokaine. Si rezultat i këtij zhvillimi ndodhi më pas vrasja.

Marius Diamanti u ekzekutua në 16 nëntor të vitit 2021 teksa u qëllua në breshëri automatiku teksa qëndronte jashtë pikës së karburantit që kishte në pronësi. Diamanti kishte precendentë të mëparshëm penalë dhe ishte arrestuar më herët gjithashtu për vrasjen e një tjetër shqiptari në 14 shkurt te vitit 2014 ne Kipseli të Athinës, ku sipas hetimeve rezultoi se arma e përdorur ishte ajo që mbante 37-vjeçari për hesapet e tij të kokainës. Motivi i vrasjes dyshohet se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare mes autorit dhe viktimës. Mirëpo, 37-vjeçari përfundimisht u shpall i pafajshëm pasi pretendoi se arma ishte përdorur nga një person tjetër dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me vrasjen në Kipseli.

/s.f

Next Post
VIDEO/ “Mashrim skandaloz”, Vangjel Dule largohet nga studio pas debatit me gazetaren

VIDEO/ "Mashrim skandaloz", Vangjel Dule largohet nga studio pas debatit me gazetaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In