Senatorët demokratë Chris Murphy dhe Gary Peters u takuan të hënën me udhëheqësit politikë në Kosovë, në kuadër të një vizite në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pas bisedimeve me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, senatori Murphy u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit të zbatojnë sa më shpejt marrëveshjen për normalizim të raporteve.
Ai tha se Serbia duhet të heqë dorë nga përpjekjet për të penguar hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dhe se Kosova duhet të formojë asociacionin.
Senatori Peters, u shpreh se ishin të inkurajuar nga marrëveshja dhe se zbatimi i saj është faktori kyç për të ecur përpara. Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani u zotuan se Kosova do të zbatojë çdo detyrim për të cilin është pajtuar si pjesë e dialogut.
/s.f