Kryetar i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi ka dhënë intervistën e tij të parë në këtë cilësi. Në emisionin “Opinion”, përballë gazetarit Blendi Fevziu ai u pyet se çfarë do të ndodhë me kryetarin dhe nëse do ta marri Jorida Tabaku këtë detyrë, sipas statutit. Bardhi tha se tashmë përfshirë edhe zonjën Tabaku është duke u kryer një process konsultimi.
Fevziu: Përse nuk e ushtron zonja Tabaku?
Kryetari i Grupit Parlament i PD zyrtare, Gazment Bardhi ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve si dhe për dorëheqjen e Enkelejd Alibeaj nga detyra e kryetarit të komanduar të PD.
Ai fajësoi përçarjen brenda PD për rezultatin e dobët në zgjedhje, ndërsa tha se pavarësisht përpjekjeve, PD e drejtuar nga Berisha nuk ka pranuar që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD zyrtare.
“Nuk ka vënë në dijeni asnjë prej kolegëve në grupin parlamentar apo të kryesisë, ka qenë një vendim i tij personal. Nuk ka dashur që të ndikohet nga opinionet të secilit prej nesh. E vlerësoj si një akt përgjegjshmëri dorëheqjen e Alibeajt, por partia duhet të shkojë përpara.
PD gjatë gjithë këtyre kohëve ka qenë në një konflikt të brendshëm që solli këtë rezultat në zgjedhje. Për shkak këmbënguljes për tu bashkuar me logon e PD, me votën e demokratëve i është dhënë pushtet PS. Në kemi bërë thirrje që të bashkohemi, madje kemi thënë që të tërheqim ne dhe kandidatët të garojnë në zgjedhje me logon zyrtare të PD”,-tha Bardhi./m.j