“PD ka marrë 103 mijë vota të arta në ditën kur donin ta çonin në humnerë”. Kështu u shpreh ish-kandidati për Tiranën, Roland Bejko mbrëmjen e së enjtes teksa shtoi se ky rezultat mund të konsiderohet si sukses për PD.
Bejko tha në ‘Real Story’ se antiamerikanizmi i Sali Berishës ishte faktori kryesor që ai të mos kishte asnjë shans të fitonte më tepër.
“Unë qëllimin tim e arrita. Shqiptarët refuzuan ta votonin Berishën. Wshtë gabim që sot t’i kërkohet Berishës dorëheqja. I vetmi reflektim është ta braktisim të gjithë. Wshtë i pamjaftueshëm për të ardhur në pushtet” – tha Roland Bejko në studion e Sokol Ballës.
Ai shtoi se i vetmi stres që ka pasur gjatë fushatës ka qenë fakti se anëtarët e PD-së zyrtare nuk janë pozicionuar.
“Jam krenar se futa në lojë flamurin e PD. Bëmë fushatë serioze me program realist. Kishim kohë që punonim për Tiranën. Ne ndërtuam ligjërimin politik të PD, pa Berishën” – deklaroi Bejko.
/a.r