Islam Ismajli, babai i 26-vjeçarit Fatbardh Ismajli që qëlloi tre herë me armë në drejtim të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prega, ka dhënë shpjegime rreth kësaj ngjarje të rëndë, ku i implikuar dyshohet se është djali i tij.
26-vjeçari tashmë është shpallur në kërkim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Kanosjes me armë”. Ndërsa kërkimet për kapjen e tij deri në këtë fazë të hetimit, kanë dështuar.
“Ora News” mëson se Islami, është pyetur në ambientet e komisariatit të Laçit, duke treguar se nuk e di vendndodhjen e djalit të tij, por dhe s’kishte informacion se Fatbardhi të jetë autor i goditjes me armë ndaj ish-deputetit të PS.
Shkak i këtij konflikti janë bërë kontestimi nga ana e Islam Ismajlit, të dy fletëve të votimit, pasi Islami ishte vëzhgues në qendrën e numërimit të votave KZAZ Nr.15 në Kurbin.
Por refuzimi nga ana e Islamit, për ti futur këto dy vota në llogaritë e votave të kandidates së PS për bashkinë Kurbin, Majlinda Cara, ka ndeshur në kundërshtinë e Arben Prengës. Në debat e sipër, Prenga ka ushtruar dhunë fizike ndaj Islam Ismajlit.
Ky konflikt ka sjellë dhe ngjarjen kriminale të ndodhur mesditën e djeshme, ku në shenjë hakmarrje, djali i Islamit, Fatbardhi ka qëlluar tre herë me armë në drejtim të Armando Pregës, vëllait të Arben Prengës.
Islam Ismajli, ka pohuar në polici se nuk kishte dijeni që autori i goditjes me armë të Armandos, ishte djali i tij.
Në pyetje është marrë dhe Armando Prenga, i cili ka pohuar se autor i sulmit me armë kundër tij, ishte 26-vjeçari Fatbardh Ismajli.
Gjithashtu në pyetje, policia mori dhe Arben Prengën, i cili pranoi konfliktin me babain e autorit të krimit, por shtoi se nuk kishte asnjë dijeni se çfarë kishte ndodhur në aksin të Fushë-Kuqes, ku Armando Prenga.
/s.f