Policia ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili dyshohet si autor i grabitjes së një filiali të një poste private në Tiranë ditën e mërkurë. Policia njofton se në pranga është vënë Ordis Molla, 27 vjeç, banues në Tiranë.
O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Shuma e parave të vjedhura nga shtetasi O. M. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin prerës thikë që ai ka përdorur për kanosjen, veshjet e tij gjatë vjedhjes dhe motomjetin me të cilin është larguar.
Materialet proceduale në ngarkim të shtetasit O. M. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, njofton policia.
/s.f