Erion Veliaj ka arritur një fitore spektakolare ne Tirane, duke e çuar në 50 mijë vota diferencën me kundërshtarin e tij politik Belind Këlliçi.
Kjo është fitorja më e thellë qe ka regjistruar ndonjehere nje kandidat në historinë e Tiranës, duke shënuar në këtë mënyrë edhe një nga humbjet më të thella të opozitës ne histori.
Veliaj ka arritur një fitore të thellë edhe tek tre zonat ku Foltorja kishte shpresa të mëdha, si Kombinati, Astiri dhe “5 Maji”. Madje, Belind Këlliçi ka humbur dhe në lagjen e tij tek “Myslym Shyri”, ku edhe votoi.