Sekretari elektoral i Partisë Socialiste Eridian Saljanji i ka kërkuar komisionerit shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, që të dënojë Belind Këlliçin, i cili ka bërë propagandë elektorale në daljen e tij për mediat.
Në shkresën e saj, PS thekson se Këlliçi, e lidhje apelin për pjesëmarrjet në votim me premtimet e veta elektorale.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi me heret ka bërë thirrjen e radhës për qytetarët e kryeqytetit, që t’i drejtohen kutive të votimit për të votuar.
“E ardhmja që ju doni është shumë pranë.
Të rinj të reja burra e gra, të moshuar. Ushtroni detyrën tuaj si qytetarë. Dilni të votoni nëse do i që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nëse doni taksa më të ulëta dhe një Tiranë ndryshe. Dilni masivisht në votim. Dita kur kurorëzohet mundi ynë. Pjesëmarrja juaj ka një rëndësi të veçantë. kushtet atmosferike mbase nuk janë më të mira, por qytetarët e Tiranës duhet të shkojnë në qendrat e votimit për të bërë ndryshimin”, tha ai./m.j