Ka tension në sallën e seancave plenare. Personeli i Gardës ka sekuestruar disa kokrra vezë, që deputetët e opozitës janë përpjekur t’i fusin në seancë. Përveç parlajmërimeve për bllokim të dhunshëm të seancës, deputetes Elejna Qirici i janë gjetur dy kokrra vezë. Edhe Bedri Hoxha dhe Liljana Elmazi kane pasur vezë me vete. Burime nga Kuvendi thonë se janë disa parlamentarë të kapur me vezë deri tani.
Disa deputete të opozitës janë ndaluar që tek dera nga forcat e sigurisë, të cilët me miresjellje kanë sekuestruar vezët që ata kishin me vete. Kontrollet në hyrjen e parlamentit kanë veçanërisht të shpeshta sot, pasi mendohet se mund të ndodhë një skenar i ngjashëm me atë të parlamentit të Kosovës. Në skanerat e Kuvendit po kalohen me kujdes të gjitha sendet trupore që kanë me vete parlamentaret.
(Foto)*Skanimi i deputeteve gjate hyrjes në Kuvend