Kim Jong Un, me anë të një letre, ka uruar Vladimir Putinin në “Ditën e fitores”, ditë në të cilën rusët festojnë fitoren mbi nazizmin.
Sipas agjencisë së lajmeve KCNA, udhëheqësi i Koresë së Veriut i shprehu Putinit, ushtrisë dhe popullit rus, mirënjohjen që po luftojnë “për drejtësinë ndërkombëtare dhe po mbrojnë paqen në botë”.
Kim shtoi se nën udhëheqjen e Putinit, Rusia “do të shkatërrojë çdo kërcënim që vjen nga forcat e së keqes” dhe do të garantojë “sovranitetin, dinjitetin dhe stabilitetin rajonal”.
Koreja e Veriut është nga të paktat vende që ka shprehur mbështetjen ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës dhe ka fajësuar SHBA-në dhe Perëndimin për luftën.
/s.f