Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të shkelë nëë SHBA, sa të jetë në detyrë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Ai u shpreh se do të vijojë me padinë në gjykatë deri në fund të jetës, sa i përket vendimit të sekretarit të Shtetit Amerikan për shpalljen “non grata” të tij dhe kërkesën për falje, që sipas tij Blinken nuk do të bëjë kurrë.
Unë kam zgjedhur sallën e gjyqit dhe kërkesën për ndjesë publike nga sekretari i shtetit që nuk ta bëjë kurrë se ata që marrin vendime të tilla arroganca nuk i lejon të ndërmarrin”- nënvizoi Berisha në intervistën në A2 CNN.
“Një fushatë fitore për Sali Berishën që ka elektrizuar vendin nga jugu në veri, pavarësisht mungesës së emrit të tij në listë”, e ka cilësuar lideri historik demokrat fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Në Intervistën me Merita Haklajn, Berisha tha se Rama ka frikë të tmerrshme nga emri i tij.
“Një fushatë në të cilën për herë të parë që nga ‘91 mblidhen njerëz të idealeve demokratike pa asnjë lidhje me narkoshtetin përveç bashkisë Shkodër që shkëlqen më performancën e saj, krahasuar me të gjitha bashkitë e tjera moniste të vendit. Një fushatë që zhvillohet pa emrin në letra të Sali Berishës për shkak të frikës së tmerrshme që emri i tij i kall Edi Ramës.
Kjo dëshmi e një frike të pashërueshme të njeriut që mban të gjitha pushtet, që urdhëron gjykatësit të ekzekutojë të drejtën në sallën e gjyqit, njëlloj si ekip pushkatimi që urdhëron nëpunësit të shkelmojnë ligjin vetëm se në këtë mënyrë mendon se do t’i shpëtojë disfatës së tmerrshme që e pret në mënyrë të pashmangshme”, tha Berisha.
Edhe pse garon në siglën e koalicionit “Bashkë fitojmë”, Berisha thekson se nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD-së. Sipas tij fleta është një letër e vdekur, ndërsa ai në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve.
“E vërteta është që nuk do të ketë forcë në botë t’i rrëmbejë fitoren PD. Kjo është ajo që u them shqiptarëve mjerë ai që e provon. Po çfarë dëmi më bën mua fleta në një kohë kur jam i pranishëm në vatrat, mendjen e zemrën e shqiptarëve. Fleta është një letër e vdekur”, tha ai.