Festa në qytetin e Napolit pas fitores së kampionatit italianë të futbollit është kthyer në një tragjedi pasi nëj person ka ndërruar jetë.
Sipas mediave italiane, viktima është djali i një bosit të mafies italiane dhe u vra mbrëmjen e djehsme, gjatë fesitmeve për fitoren e titullit kampion nga skuadra e Napolit. nMediat e huaja shkruajnë se mbrëmjen e djeshme janë lënduar edhe 100 tifozë të tjerë.
Vincenzo Costanzo, i cili ishte i njohur për policinë dhe kishte një precedentë “të rëndësishëm” kriminal, u qëllua me armë zjarri gjatë festës spontane në rrugë që u zhvillua në të gjithë qytetin. Ai ishte djali i Maurizio Costanzo, i përshkruar nga hetuesit si një anëtar kryesor i mafies napolitane në Ponticelli, ku një grindje mes klaneve po vazhdon.
Sipas policisë, Costanzo ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve me armë zjarri.
Prokurorët dhe policia e Karabinierëve në Napoli po hetojnë nëse ai u vra qëllimisht nga një klan rival apo nëse të shtënat me armë ishin aksidentale. Në shumë qytete në Italinë jugore , nuk është e pazakontë që njerëzit të festojnë duke qëlluar në ajër./m.j