Me datë 24.02.2016 rreth orës 10.35, është njoftuar se tek Mbikalimi në Ishull Lezhë është një mjet B.M.W. me targë AA383EH , ku drejtuesi i mjetit është i gjakosur.
Menjëherë kanë vajtur shërbimet e policisë në vendngjarje ku është konstatuar se drejtuesi këtij mjeti, shtetasi Landi Gjet Noka, 45 vjeç, banues në Sheshaj Mirditë pronar i një biznesi me lëndë drusore dhe qymyrgurit.
Janë marrë masat e menjëhershme duke e dërguar në spital shtetasin e dëmtuar për të marrë mjekimin e duhur.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale 2 gëzhoja arme të tipit T.T.
Nga veprimet e shpejta hetimore dhe verifikuese nga ana e grupit hetimor të policisë ka rezultuar se autorë të dëmtimit të shtetasit Landi Noka, janë shtetasit :
- Landi Kaçorri
- Gjergj Kaçorri
Të cilët janë shpallur menjëherë në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas janë konfliktuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta shtetasin Land Noka në kokë dhe nga shtetasit e shpallur në kërkim është qëlluar në ajër me armë zjarri.
Shkak i konfliktit dyshohet të jenë mosmarrëveshjet me motiv konkurencë të biznesit të tyre me lëndë drusore dhe qymyrgur.
Gjithashtu shkak ka qënë edhe ngjarja e ndodhur me datë 22.02.2016 , ku në Komisariatin e Policisë Mirditë ka shkuar shtetasi Marjo Gjet Noka , banues në Rrëshen , i cili ka bërë kallëzim se në orën 14:10 të po kësaj datë ka qënë duke shkuar në shtëpi me familje dhe shtetasit Tanush (Tonin) Kaçorri dhe Land Kaçorri i kanë dalë përpara duke e ofenduar, sharë dhe ku kanë tentuar të veprojnë edhe me duar. Por shtetasi Marjo Noka nuk u është përgjigjur duke u larguar me makinë për në shtëpi ku dhe është ndjekur nga ata deri tek banesa e tij.
Për këtë ngjarje janë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Fyerja” .
Vazhdojnë hetimet intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.