• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Çmimi/ Qeveria shqiptare, më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e Inovacionit

by A R
24/02/2016 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Shqiptare është vlerësuar në Forumin Botëror të Investimeve Inovative si “Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e Inovacionit”. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito ka marrë pjesë në forumin prestigjioz të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, në datat 22-23 shkurt 2016.

Forumi Botëror i Investimeve Inovative (World Business Angels Investment Forum 2016) bashkon sektorin publik, sektorin financiar dhe korporatat për të koordinuar me investimet për të ndihmuar Startup-et të transformohen në kompani rentabël.

“Bussines Angels” është një kategori e ndërmjetme biznesi, e organizuar në një rrjet ndërkombëtar. Bëhet fjalë për biznese që e kanë kaluar fazën e Startup, por nuk janë ende biznese rentabël dhe kanë nevojë për mbështetje me investime nga kompanitë e mëdha dhe korporatat.

Këtë vit forumi është prezantuar nga Rrjeti Ndërkombëtar i Sipërmarrësve Inovativë dhe është organizuar nga EBAN (Rrjeti Europian i Sipërmarrësve për Investimet Inovative), MBAN (Rrjeti i Sipërmarrësve Inovativë MENA), ABAN (Rrjeti i Sipërmarrësve Inovativë Afrikanë) dhe TBAA (Shoqata e Sipërmarrësve Inovativë të Turqisë).

Qëllimi kryesor i forumit ka qenë të lehtësojë procedurat e marrjes së fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sipërmarrësit. Sipërmarrësit nga e gjithë bota, autoritetet publike, aksionerët dhe përfaqësuesit e institucioneve financiare kanë diskutuar për përmirësimin e tregut si dhe për ndryshimet e nevojshme fiskale dhe rregullatore.

Qeveria Shqiptare është vlerësuar për angazhimin e saj domethënës në mbështetje të ideve të reja inovative dhe orientimin e startup-eve për t’i ndihmuar ato të kthehen në biznese fitimprurëse për ideatorët e tyre, por edhe për ekonominë e vendit në përgjithësi.

Ministrja Harito gjatë drejtimit të panelit të Rrjetit Europian të Sipërmarrësve vuri theksin në oportunitetet e shumta krijuese të sektorit të teknologjisë,  cili në 10 vitet në vijim pritet të zhvillohet vrullshëm, i cilësuar edhe si Revolucioni i katërt Industrial.

Gjatë eventit e kanë marrë fjalën presidentë të shoqatave të sipërmarrësve nga më shumë se 20 shtete, ndërsa janë zhvilluar mbi 50 sesione për prezantime individuale, diskutime në panel dhe workshop-e dhe trajnime nga instituti EBAN.

Next Post

Rusi/ 16 vjeçari fiton konkursin: Do kalojë një muaj me pornostaren (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In