Hakan Shukur pritet të përfundoi në burg. Kështu së paku raportojnë mediat turke, të cilat shkruajnë se sulmuesi me prejardhje shqiptare, Shukur ka fyer rëndë presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. E gjithë kjo në saje të mesazheve fyese që ka publikuar ish legjenda e futbollit turk në llogarinë personale në Twitter, ndërsa Sukur mund t’i kalojë katër vjet në burg. Kujtojmë se ofendimi në llogari të presidentit turk konsiderohet si vepër penale dhe si disa gazetarë dhe aktivistë për të drejtat e njeriut në Turqi që u burgosën, edhe Shukur mund ti vuaj pasojat e njëjta.
Kujtojmë se Sukur në parlamentin turk kishte pranuar se ka prejardhje nga Kosova dhe se ndihej krenar me këtë fakt, referon “Telegrafi”.