Teksa na ndajnë edhe dy javë nga zgjedhjet vendore, retorika mes kundërshtarëve në politikë po ashpërsohet edhe më tepër.
Nga njëra anë, duket se kryesocialisti Edi Rama e ka marrë në dorë vetë fushatën e zgjedhjeve lokale, ku nuk ngurron të sulmojë si Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Edhe Meta duket se s’ia kursen, teksa e quan “karagjoz” ai i thotë se është i gatshëm të përballet me të. Nga ana tjetër, Meta ka dhe një paralajmërim për Ramën: “Të mos i shkojë mendja të prekë ndonjë votë”.
“Ai, i shkon mendja prek një votë… Do t’i lajë shumë shpejt se çfarë i ka bërë këtij populli. I them atij karagjozit, nëse ka diçka me Ilir Metën të vijë këtu, po ka gjë me Sali Berishën e ka thirrur Sali Berisha.
Ai duhet t’i nxjerrë kandidatët popullit shqiptar, të dalë me këtë djalin tjetër për të bërë dialog. Këtë të bëjë ai”, tha Meta në emisionin “Të Paekspozuarit”.