Dani Alvesh ndodhet në burg që nga 20 janari për shkak të një akuze për përdhunim. Por sot “Cadena SER” ka zbuluar një pjesë të asaj që tha braziliani në deklaratën e tij para gjykatësit më 17 prill.
“Na vendosën në një tavolinë që kishte tualetin afër. Menjëherë pasi u ulëm vajzat erdhën aty dhe ne nuk kundërshtuam. Disponimin e saj e vura re nga mënyra se si kërcente, si më afrohej, si shkëmbyem pozicionet… Unë i thashë që t’i bënte të gjitha gjërat në tualet. Ajo më tha po dhe se s’kishte problem. I thashë që do të shkoja i pari në banjo dhe do ta prisja brenda. E pyeta dy herë, nëse i pëlqenin puthjet dhe seksi oral dhe më tha po. Po ta kisha parë me lot në sy kur dolëm, do të kisha ndaluar për ta pyetur se çfarë i kishte ndodhur, sepse deri atëherë gjithçka ishte në rregull… Unë isha thjesht bashkëpunëtor i dëshirës që ajo kishte, të cilën e kisha edhe unë”, kishte deklaruar Alvesh përpara gjykatës.