Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, ka theksuar se BE-ja e sheh si organizatë terroriste PKK-në dhe se është kundër aktiviteteve të saj separatiste. Në një fjalim në Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Evropian, Mogherini tha se e konsideron si sukses marrëveshjen e armëpushimit të arritur mes SHBA-ve dhe Rusisë. Ajo thotë se kjo marrëveshje injorizon situatën në territor. “Për këtë arsye kam përdorur shprehje të kujdesshme. Roli ynë nuk është të presim më kënaqësi diçka por ti mundësojmë ato”, tha ajo.