Zvicerani David Brandenberger (46), në korrik të vitit të kaluar me triçikletë me fuqi solare u nis në rrugë për ta përshkuar botën dhe dje mbërriti në destinacionin turistik turk Fetije në bregdetin e Mesdheut. Branderberger me triçikletën e tij ishte nisur në korrik të vitit të kaluar nga Zvicra, dhe në muajt e fundit ka udhëtuar nëpër Çeki, Holandë, Gjermani, Sllovaki, Hungari, Rumani, Bullgari dhe Greqi, dhe aktualisht është në qytetin turk të Fetije. Mjeti i tij lëviz me energji elektrike të cilën e merr nga panelet diellore të montuara në pjesën e pasme të triçikletës, raporton AA. Ai ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve të shumtë përgjatë rrugës në të cilën udhëtonte për shkak të mjetit por edhe për shkak të mbishkrimit në pjesën e pasme të triçikletës “automjet i gjatë”.