Avokati i Aishe Haklaj, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë.
Ai tregoi arsyen se pse mëngjesin e kësaj të premte ajo u paraqit në organin e akuzës. Sipas tij, kjo kishte kohë që pritej, që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj, ku Aishe Haklaj akuzon drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Berisha për ato ngjarje.
“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve.
SPAK ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Aishja e cila jeton prej kohësh në Suedi.
Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme”, tha avokati./m.j