Posteri nëpër rrugët e Tiranës, me dy gishtat e mesit lartë, ngjalli jo pak reagime e polemika nga kryeqytetasit, por Belind Këlliçi thotë se nuk do të tërhiqet. Ai, siç u tha banorëve të njësisë 7 në Tiranë, është i vendosur të luftojë korrpsionin në bashki, në cdo mënyrë, etike dhe jo etike.
“Ai posteri im i gishtave i ka mërzitur shumë njerëzit…i ka mërzitur shumë që unë i kam nxjerr zemrën qytetarëve, dhe i kam nxjerr gishtin korrupsionit. Janë mërzitur të gjithë hipokritët që jetojnë në Tiranë, që punojnë në Tiranë. Analistët e mediave, që mbrojë nga mëngjesi deri në darkë korrupsionin, që mbrojnë inceneratorët fantazëm, që janë të gatshëm të thonë se kanë hypur në trenin elektrik të Erion Veliajt, që janë të gatshëm të dalin në media dhe të na numërojnë 1 milion pemët e Erion Veliajt.
Sistemi që është ngritur sot në Tiranë, që është krejt i kalbur, korruptiv, i bazuar në lidhjet më okulte të kryetarit të Bashkisë me Ndraghetën italiane, të kryetarit të bashkisë me mafien e ndërtimit, ne bashkë do ta zhbëjmë në 14 maj. Ua them dhe njëherë, që pas datën 14 maj, do zhvilloj një luftë me tolerancë zero ndaj korrupsionit, pa etikë dhe me gishtat ngritur ndaj vjedhjeve në bashkinë e Tiranës”
U bëri dhe një premtim tjetër qytetarëve, që nëse do të zgjidhet kryebashkiak, pas 14 majit, një ditë në javë do ia dedikojë pritjes me ta./m.j