E ardhmja e Igli Tares tek Lazio duket e pasigurt. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarit ende nuk i ka ardhur një ofertë zyrtare nga klubi kryeqytetas dhe për këtë po mendon seriozisht largimin nga bardhekaltërit.
Ndonëse kohët e fundit u përfol se ka patur një takim mes Tares dhe Presidentit Lotito, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe me shumë gjasa, Tare do i japë lamtumirën Lazios në fund të këtij sezoni.
Ndërkohë, edhe tek Lazio kanë emrat gati për zëvendësuesin e Tares. Që nga drejtori sportiv i Empolit, Pietro Accardi, deri te ish-drejtori sportiv i Beneventos, Pasquale Foggia. Kështu, nëse gjithçka konfirmohet, pas afro 14 vitesh Igli Tare duket se ka vendosur të ndajë rrugët me Lazion, ndonëse gjithmonë është konsideruar si një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm në gjithë Italinë.
/s.f