Një prej aktorëve kryesorë në luftën në Ukrainë, kreu i Wagner, Yevgeny Prigozhin pranoi për herë të parë se Rusia ka pësuar humbje të pallogaritshme që nga nisja e operacionit special.
Gjatë një mesazhi audio që u shpërnda në rrjetin social Telegram, Prigozhin shprehet se për çdo ukrainas që humb jetën në luftë, vriten 5 ushtarë rusë, duke treguar në këtë mënyrë shifrat e mëdha të fataliteteve në radhët e trupave të Putin.
Për këtë situatë, Prigozhin drejton gishtin për nga krerët e ushtrisë ruse, duke i akuzuar ata se nuk po sigurojnë artilerinë e duhur për të vijuar luftën
“Forcat e Armatosura të Ukrainës janë plotësisht të gatshme për të sulmuar. Askush nuk po na mbulon krahët. Askush nuk na jep municion. Numri i mercenarëve të Wagner është duke u reduktuar ndjeshëm. Ne jemi përballur me të vdekurit, të plagosurit dhe ata që janë larguar pas përfundimit të kontratës. Nuk na jepen predha dhe po bëjmë gjithçka është e mundur me sasinë minimale që kemi sot”, dëgjohet të shprehet Prigozhin.
I ashtuquajturi “kuzhinieri” i Putin gjithashtu shprehet se kundërofensiva e ukrainasve është e pashmangshme dhe parashikon që ajo të nisë në ditët e para të muajit maj.
/a.r