Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Pas takimit, presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.
Gjatë fjalës së tij, Presidenti i vendit Begaj është shprehur se në fokus të takimit me holomogun e tij kroat ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.
Dy presidentët kanë propozuar një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci.
Bajram Begaj: Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit pas asaj të Kosovës e cila për mua ka një rëndësi të madhe. Vizita ime në Kroaci është e rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve të 2 vendeve. Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të gjatë, ku fokusi ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.
Marrëdhënia mes dy vendeve është në ditët e tyre më të mira. Ata kanë në themel prioritetet e 2 vendeve tona dhe vizionin e përbashkët për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona festuan 30-vjetorin vitin që shkoi dhe në këto 3 dekada kemi krijuar një kapital shumë të mirë. Pavarësisht kësaj, ende mbetet shumë për të bërë në kuadër të zhvillimit ekonomik mes 2 vendeve. E sigurova presidentin se investimet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura në energji dhe turizëm, infrastrukturë, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes 2 vendeve, ndamë mendimin të propozojmë një linjë ajrore direkte mes 2 vendeve, apo ndërlidhje midis porteve të 2 vendeve.
Propozojmë një marrëveshje për sigurimet shoqërore do të ndikojë më shumë për marrëdhëniet mes 2 popujve tonë. Vlerësova që Kroacia mund të shërbejë si një model e një shembull i mirë për Shqipërinë. Mirënjohje për ndihmën për integrimin evropian. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur reformat e nevojshme. Presidenti më siguroi se mbështetje, ekeperienca kroate nuk do të na mungojë.
Vlerësova mbështetjen që Milanoviç i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si dhe për liberalizimin e vizave. Mes vendeve është interes i përbashkët që edhe Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s. Kosova nuk është e dyzuar as ndaj NATO e as ndaj BE.
E ftova presidentin për një vizitë zytare në Shqipëri në momentin që ai ta konsiderojë të arsyeshme.
/a.r