Zevendeskryetari i Kuvendit të Shqiperisë, Agron Gjekmarkaj, po merr pjesë në Konferencen e kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian, e cila zhvillohet në Pragë.
Në fjalën e mbajtur në sesionin e hapjes së Konferencës, Gjekmarkaj. ndër të tjera theksoi:
‘Ne, shqiptarët, nuk e fshehim, perkundrazi, e pohojme me krenari se jemi populli me proevropian i rajonit te Ballkanit Perendimor. Une ju siguroj se Shqiperia nuk ka nje plan B per te ardhmen e saj, por eshte e vendosur drejt destinacionit evropian. Ky destinacion nuk eshte i imponuar, por byron nga rrenjet, identiteti, vlerat dhe vizioni europian i shqiptareve. Prandaj ne do te deshironim që procesi i anetaresimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor te pershpejtohet dhe jo te ngadalesohet, duke u maskuar a justifikuar me ndryshime proceduriale a metodologjike.
Ne kete menyre do t’i pritet rruga edhe influencave joevropiane dhe joperendimore ne rajon, te cilat nuk jane as hipotetike, as potenciale, por reale dhe vepruese, te fshehta dhe ne disa raste edhe te hapura. Po keshtu do te rriteshin standartet demokratike dhe do të permiresohej jeta politike në vend. Prej luftes ne Ukraine duhet te nxjerrim mesime edhe ne procesin e integrimit evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor jane ne faza te ndryshme dhe po ecin me shpejtesi te ndryshme drejt procesit te integrimit. Por kjo nuk duhet te sherbeje si nje argument per ngadalesimin, por pershpejtesimin e ecjes drejt BE.’- tha ai në fjalën e tij./m.j