Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik paralajmëroi mbi mundësinë e shkëputjes nga Bosnjë- Heregovina dhe bashkimin me Serbinë. Ai foli me rastin e ditës së përkujtimit të 700 mijë viktimave të kampit famëkeq të Jasenovacit, në Donja Gradina, ngarje ku mori pjesë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Teksa hoqi paralele mes krimeve të ndodhura gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe atyre në luftën e fundit në Jugosllavi, Dodik, deklaroi se shekulli i kaluar ishte ai i vuajtjes serbe, ndërsa shekulli aktual do të jetë ai i bashkimit të serbëve.
Ai vlerësoi se serbët “nuk mund të mbijetojnë në këto zona, nëse Republika Sërpska nuk bëhet e pavarur në vitet në vijim”.
“Ne do ta bëjmë Republikën Sërpska një shtet në paqe, pa konflikte dhe luftëra. Ne nuk mund të jetojmë në Bosnjë-Hercegovinë”.
Ai bëri një sërë akuzash ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë në Bosnjë, të cilët ai i quajti “fundërrina”, duke theksuar se ata dëshirojnë të marrin pronat nga serbët në Republikën Sërpska. Dodik kritikoi përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe diplomatët perëndimorë “për barazimin e krimit në Srebrenicë me vuajtjet në Jasenovac, që sipas tij nuk janë të njëjta.
/s.f