Nga Neli Demi
Ndjehem i privilegjuar që më jepet mundësia të flas në këtë ngjarje që ka potencialin të shndërrohet në historike për qytetin dhe vendin. Unë jam Neli Demi, me profesion mjek psikiatër dhe psikoterapist, si dhe pedagog në shkencat sociale. Jam anëtarësuar në PD që në Janar 1991, por ky anëtarësim u bë gjatë viteve gjithnjë e më formal. Megjithëse kam ngelur në këto 32 vite votues i PD, ndjesitë e mia mbi këtë përkatësi u zbehen me kalimin e viteve. Sepse PD, ashtu si dhe e gjithë politika shqiptare, braktisi ideologjinë, mbi të cilën u themelua. Edhe pse retorika politike ka vazhduar të mbushë programet sipas kësaj ideologjie, shpesh qasjen e saj, në pushtet dhe në opozite, e kam perceptuar gjithnjë e më larg shtresave që kjo parti ka pretenduar të përfaqësojë. Larg pronarëve, larg ish të persekutuareve, larg shtresës së mesme dhe rinisë, dhe gjithnjë e më shumë afër interesave të ngushta të një kaste drejtuese.
Me duhet te shtoj qe ky eshte nje fenomen i pergjithsuar ne realitetin politik shqiptar, ku balozet politike e kane pushtuar truallin e politikes duke i marre frymen potencialit te ketij vendi. Shoqeria ka humbur besimin ne kete politike mbytese dhe po iken. Po ikin profesionistet qe kane investuar shume ne pergatitjen e tyre, po ikin te rinjte qe jane motori i zhvillimit te shoqerise. Dhe nuk po ikin vetem per shkak te pagesave qe vazhdojne te jene me te ultat ne Europe, por kryesisht sepse kane humbur shpresen.
Ngjarjet e ketyre muajve te fundit, qe nga Shtatori i vitit 2021, krijuan ndjesi te ndryshme, tek une ashtu sic besoj ne shume prej jush. Dhimbje, por edhe shprese. Me kalimin e muajve dhimbja filloi te zbehej dhe shpresa te shtohej. Dhe kjo ndodh ne cdo ndryshim madhor, qofte ne jetet e individeve, ashtu edhe te nje shoqerie. U thane shume te verteta te strukura prej frikes. Dhe po thuhen cdo dite e me shume.
Shpresoj qe te vazhdoje keshtu pasi edhe e VERTETA ME E HIDHUR ESHTE ME DOBIPRURESE SE GENJESHTRA ME E EMBEL!
Vetem kjo menyre e te qasurit ndaj te shkuares mund te na cliroje plotesisht, dhe une e di shume mire se cfare force shnderruese ka pranimi i te vertetes brenda vetes, dhe ekspozimi i kesaj te vertete jashte vetes. E shoh dhe e deshmoj cdo dite ne punen time me individe dhe familje me te cilet punoj.
“FRYMEMARRJE PER TIRANEN”!!! Pikerisht kjo na duhet. Pa frymemarrje organizmi vuan dhe pushon se funksinuari. Madje do guxoja qe ne kete fjale te shtoj dhe nje nen-slogan: LIRI, SIGURI, KUJDES per qytetaret. Jane keto gjendje njerezore qe clirojne maksimalisht potencialin e individit, paqtojne familjet e komunitetin, maksimalizojne potecialin e krijimtarise dhe iniciatives.
PD ka filluar te mbjelle filizat e nje shprese te re per t’u rritur ne kete vend, per te jetuar ne kete vend, per te prodhuar ne kete vend. Dhe ne keto keto zgjedhje eshte pikerisht koha e duhur per te kontribuar ne rritjen e kesaj shprese.
Z.Bejko eshte dukshem nje misherim i nje njeriu te lire, profesionisti te afte, atdhetari me zemer dhe jo me fjale, dhe keto cilesi e kane bere ate te mos dorezohet kurre ne perpjekjet e tij, qofte duke u perplasur me balozet politike. Per kete arsye i ftoj te gjithe qe te votojme per te, dhe PD me 14 Maj!