2 shqiptarë janë vënë në pranga në Itali pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Bëhet fjalë për një 40-vjeçar dhe një 43-vjeçar, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura. Së bashku me ta është vënë në pranga edhe një polak 40-vjeçar.
Mësohet se policia italiane ka pasur në vëzhgim prej kohësh 40-vjeçarin shqiptar. Së fundmi ai është mbajtur nën kontroll gjatë disa udhëtimeve të ndryshme që ka bërë me makinë në zonën e Garbatella-s. Pasditen e së martës atij iu bashkua edhe një furgon me targa polake të cilat ndaluan jashtë një garazhi.
Ka qenë një prej shqiptarëve që ka nxjerrë nga garazhi disa kuti këpucësh dhe i kanë futur në furgon. Këto situata janë vëzhguar nga autoritetet. Kur ata kanë ndërhyrë, autorët janë përpjekur të arratisen, por pa sukses. Brenda kutive u gjetën 43 kilogramë kokainë, dhe 37 mijë euro cash.
/s.f