Si kryeministër, Ilir Meta u akuzua nga kryetari i Partisë Demokratike për grabitjen e thesarit të shtetit në Kërrabë. Gjithsej, ishin zhdukur 280 kilogramë flori.
Berisha, i drejtohej Metës me epitetin “Ilir Floriri”. Sot, ky i fundit i ka harruar ato akuza.
Inventari u bë në 7 Prill të vitit 2000, plot 3 vite më vonë nga momentet kur mendohej se ishte bërë grabitja. Këtu, është hija më e fortë e dyshimit.
“Ai me ça ka thënë vet e provon që ishte vjedhur floriri por shmangte veten, nuk shmangte dot ama pse nuk kishte bërë inventarin që u bë në Prill 2000 dhe nuk e bëri që kur erdhi Kryeministë”, u shpreh avokat Idajet Beqiri.
Avokati Idajet Beqiri, njëherësh kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar ka bërë një padi në SPAK për këtë cështje. Në dosje, ai përmend me emra konkretë dy persona që sipas tij kanë transportuar arkat me flori. Në mënyrë të mistershme, ai thotë se ata janë ndarë nga jeta mjaft të rinj.
“Dëshmitarë të tjerë, një është në Durrës, dëshmitare femër, që e shet edhe sot, mundesh të vesh nëse do jetë serioz SPAK, ia kam dhënë emër mbiemër ku shitet sot floriri Krrabës,. në Pragë Ceki, 3 dyqanë, i kam dhënë emër mbiemër kush shet floririn e Krrabës në Selanik”, tha avokat Idajet Beqiri.
Ajo çështje, mbeti përherë në nivele të akuzave politike. Padia penale që bëri shumë vite më vonë avokati Beqiri u pushua nga SPAK.(Inside Story)