Tregimi për një gur të çuditshëm, i cili ishte fotografuar nga anija kozmike e NASA-s, kishte bërë bujë të madhe nëpër mediat e ndryshme duke ngjallur spekulime nga më të ndryshmet, të cilat supozonin që guri ishte shfaqur si pasojë e aktiviteteve sizmike apo ndërhyrjeve të jashtëtokësorëve.
Tani një mister tjetër është shfaqur në sipërfaqen e Marsit, i cili duket të jetë një kanal i fotografuar dy herë në periudha të ndryshme kohore.
Kanali i shfaqur në këto fotografi duket se ka ndryshuar brenda tri viteve dhe shkencëtarët nuk besojnë që kanali është formuar nga uji, ndërsa teoria e cila po besohet të jetë e vërtetë për momentin është se kanali është krijuar nga copëza të materialeve të vogla, të cilat janë bashkuar për të krijuar një ortek, i cili duke rënë teposhtë ka ndikuar në krijimin e këtij kanali.