Disa lëkundje sizmike relativisht të forta janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës, një pjesë e të cilëve kanë dalë nga banesat e tyre dhe kanë qëndruar jashtë.
Epiqendra e tërmeteve ka qenë zona e Patras, ku lëkundja më e fuqishme ishte ajo rreth orës 04:00 të mëngjesit me magnitudë 4.5 Rihter.
Fatmirësisht nuk raportohen të lënduar, ndërkohë që pas këtij tërmeti ka patur dhe disa paslëkundje më e forta me magnitudë 3.5.
Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë, ndërkohë që kanë nisur verifikimet në terren për identifikimin e dëmeve.
/a.r