Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe në këshillat e saj për udhëtime në vendet e ndryshme të Evropës, sa i përket Kosovës, i ka këshilluar britanikët që të mos vizitojnë qytetet e veriut. Duke u bazuar në protestat e organizuar së fundmi nga opozita në kryeqytet, Britania thotë se “situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë, por e tensionuar”. “Ka pasur përplasje të dhunshme në veri dhe incidente duke përfshirë granatat dhe eksplodime të veturave në Mitrovicën e Veriut. Incidentet në jug janë më të rralla, por ka pasur demonstrata të dhunshme në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike. “Nëse tentoni të futeni në Kosovë nga Serbia përmes pikëkalimeve kufitare 1 dhe 31 (Leposaviq dhe Zubin Potok) duhet të konsideroni hyrjet alternative”, këshillon qytetarët e saj Britania e Madhe. Qeveria e Britanisë përmend edhe “rrugët e hapura në Kosovë dhe kërcënimin prej terrorizmit”. Në fund, në njoftim thuhet se shumica e vizitave të bëra në Kosovë kanë qenë pa probleme.