Për bashkinë e Durrësit pritet të ketë një garë të fortë mes kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sakos dhe Igli Carës. Në sondazhin e Piepolit ku durrsakët pyeten për cilin prej kandidatëve do të votojnë si kryebashkiak , Sako paraqitet kryesuese me 49% të votave por që mund të arrijë deri në 53%.
Ndërsa 47% janë përgjigjur se do të votojnë për Carën, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, i cili po ashtu mund të arrijë rreth 51% të votave. Në tabelën e mësipërme, vihet re se gara mes Sakos dhe Carës pritet të jetë e hapur deri në 14 maj, ku ka mundësi që secili prej tyre të marrë shumicën e votave.