Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në katin e nëntë të një pallati.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për një bombul gazi e cila ka shpërthyer ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale
Njoftimi i policisë
Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./m.j