Për të mos përshkallëzuar situatën, efektivët e policisë janë tërhequr, duke lënë protestuesit e PD-së që të shkatërrojnë gardhin që po ruante projektin për ndërtimin e një këndi lojërash për fëmijë në liqenin artificial. Policia fillimisht është konfliktuar me disa prej protestuesve për të mos lënë që këta të fundit të prishnin gardhin, por më pas është tërhequr në mënyrë që të mos krijojë asnjë incident.
Sakaq raportohet se disa nga protestuesit kanë goditur edhe mjetet që po punonin për të bërë parkun, duke u thyer xhamat me gurë.