Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjysma e parave të fushatës së zgjedhjeve të 14 majit do të shkojë për mbjellje të fidanëve në mënyrë që ulet niveli i karbonit.
“Jemi para zgjedhjeve dhe do të marrim vendim se duke qenë se gjysma e fushatës sonë përkon me periudhën e fundit të mbjelljeve të gjitha takimet tona e mitingjet tona do jenë vetëm për mbjellje dhe paratë e fushatave do të shkojnë për mbjellje. Mendoj që kjo do të jetë fushatë me 0 karbon për gjysmën e saj.
Me këtë lajm që duke qenë se fushata nis me 14 prill dhe mbaron me 14 maj por duke qenë se deri në fund të prillit është koha e fundit për të mbjellë fidanë, paratë e fushatës për regjira, podiume, mitingje, mikrofona e ndotje akustike do t’i vëmë në dispozicion të fidanëve. Mbase do ta marrin edhe vendet e Europës këtë model”, tha Rama.
Mesazhi i fundit që pati ishte që të gjithë ata që vijnë një herë në Shqipëri, e kanë dëshirë për ta vizituar sërish.
“Me Shqipërinë ka një gjë që s’duhet ta harroni, është një vend ku s’duhet të shkoni kurrë se mund të vidheni, rrëmbeheni dhe shumë gjëra të tjera mund të ndodhin. Por nëse do të doni të shkoni njëherë, do të doni të ktheheni”, tha Rama./m.j