Neritan Sejamini ka debatuar me anëtaren e kryesisë së PD, Jonila Godole, lidhur me faktin që partinë vijon ta drejtojë Enkelejd Alibeaj edhe pse nuk gjen dot kandidatë për zgjedhjet dhe se pjesë tjetër e partisë nuk mbajnë qëndrim dhe nuk e shkarkojnë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini deklaroi se Alibeaj dhe njerëzit që sot mbajnë vulën e PD-së, po shkatërrojnë zgjedhjet, sepse ata nuk njxerrin kandidatë dhe nuk kanë komisionerë, ndaj votat do ti numërojnë komisionerët e Edi Ramës.
Pjesë nga biseda në studio:
Neritan Sejamini: Duhet të largoni Alibeajn, sepse është i paaftë! Pse nuk e shkarkoni? Fjala e përgjithshme, mbaj përgjegjësi, nuk është asgjë. Nuk është çështja e kësaj partie, por për shkak të situatën ku jemi, kjo parti ka marrë përsipër të mbrojë votën. PD ka gjysmën e strukturës së komisionerëve, të mbrojtjes së votës. Kur kjo parti është kaq qesharake për mbështetësit e vetë… Këta po shkatërrojnë zgjedhjet. Vërtetë do ta lini Alibeajn të krekoset dhe ta ndjejë veten si kryetar?
Jonila Godole: Unë jo njëherë!
Neritan Sejamini: Alibeaj nesër duhet të heqë dorë nga komandimi sepse ka shkatërruar procesin. Komisionerët e PD në Korçë janë të gjithë të PS. Ky njeri duhet të zhduket nga drejtimi i Partisë Demokratike. Ju po kërkoni të ikë Berisha, por nuk keni të njëjtin standart për Alibeajn.
Jonila Godole: Berisha ka ikur për mua.
Neritan Sejamini: Përse mbani Alibeajn të komanduar? Duhet të shkarkohet ai dhe Gaz Bardhi. Edhe ju si kryesi duhet të largoheni.
Jonila Godole: E jap që sot dorëheqjen. Iu afrova asaj partie për të dhënë vizionin tim. Unë e jap dorëheqjen. Nuk kam marrë kurrë asnjë cent nga ndonjë parti politike. Nuk pranova as të isha në listën që më propozuan te këshilli. Kam thënë jo faleminderit. Nuk kam vajtur unë për të përfituar nga partia, partia mund të kishte fituar ndonjë gjë nga unë. Partia ka elementë, por janë të tulatur dhe të trembur.
Neritan Sejamini: Nëse jeni kundër Berishës për arsye parimore, thuajeni dhe mos u fshihni pas non-gratës. Këta nuk kanë patur ide të bëjnë parti dhë të hyjnë në zgjedhje, këta duan ti bien qylit, duan të marrin një copë. Është i vetmi rast, kur një grup i vogël kërkon të përzërë të gjithë partinë. Nuk largohet copa e vogël, por copa e vogël do të drejtojë copën e madhe.
/a.r
O i degjeneruari sejamut,po ti qenke me i ndyre se monstra e vicidolit,po kaqe shpejte i harruat gjemeat e monsters se vicidolit.Ju e kuptoni apo se kuptoni demet qe i ka sjedhe monstra e vicidolit vendit e shqiptarve.Prape j.Po ju mendoni se monstra do vije ne pushtet e suleni te gjithe te plackisni edhe ato pake gjera qe kane mbetur pa u vjedhe e plackite akoma.Fajet i kane ata qe te joshin ty tek ai televizion,ne nji kohe qe vizioni jote,per te vertetat eshte ZERO.Vizioni jote eshte shtrembrimi i te vertetes,e prisni te fitoje monstra,pastaj ju te packisnini ato qe kane mbete,ju jeni te ndyre dhe pike.