Pas vrasjes së hidraulikut 40-vjeçar, Pëllumb Islami në Greqi janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen.
Pronari i lokalit në Nea Ionia në dëshminë e tij është shprehur se ndihet i kërcënuar. Ai gjithashtu ka zbardhur detaje të reja ku u shpreh se disa ditë para vrasjes atij i kishin garbitur.
“Nuk ju thashë të gjithë të vërtetën. Kam shumë frikë për jetën time, sepse nuk kam asnjë lidhje me gjithë këtë. Nuk dua të hyj në telashe. Një ditë para vrasjes disa persona kanë grabitur djalin tim. Ai u godit me thikë dhe u dërgua në spital. Vëllai im vendosi të shkonte në një park në Acharnon për të parë nëse ndonjë nga njerëzit kishte lidhje me atë që i ndodhi djalit tim. Por kishte pjesëtarë të bandës dhe ata filluan të debatonin. I thanë të largohej dhe se zona është e jona. Ata debatuan dhe u larguan,” tha për mediat greke pronari i kafenesë.
Po ashtu u shpreh se anëtarët e bandës janë të rrezikshëm, mbajnë armë dhe siç theksoi ai nuk dëshiron të hapë llogari me ta.
“Nuk ju thashë të gjithë të vërtetën. Kam shumë frikë për jetën time, sepse nuk kam asnjë lidhje me gjithë këtë. Nuk dua të hyj në telashe. Një ditë para vrasjes disa persona kanë grabitur djalin tim. Ai u godit me thikë dhe u dërgua në spital. Vëllai im vendosi të shkonte në një park në Acharnon për të parë nëse ndonjë nga njerëzit kishte lidhje me atë që i ndodhi djalit tim. Por kishte pjesëtarë të bandës dhe ata filluan të debatonin. I thanë të largohej dhe se ‘zona është e jona’. Ata debatuan dhe u largua Vëllai im foli me dikë dhe tha nëse donte që të vinin në kafene për të biseduar dhe për ta zgjidhur keqkuptimin me sherrin. Pas pak hynë në dyqan 4 persona dhe më pas 2 të tjerë dhe u ulën. Unë u thashë që nuk kam problem me ta dhe do të pres që policia të gjejë ata që më goditën me thikë djalin tim”, tha për mediat greke pronari i kafenesë.
Për ngjarjen janë lëshuar 7 urdhër arreste dhe janë ekzekutuar dy. Kujtojmë se më herët është arrestuar 23 vjeçari shqiptar i njohur si “Nektarios” apo “Dhimitri” dhe 33-vjeçari Olsian Murrizi alias Ernest Murrizi, ndërkohë që vazhdon të jetë në kërkim 34 vjeçari Elis Salaj dhe 4 të tjerë.
Momentet e përshkruara nga biznesmeni janë kapur në video, ku ai bisedon me anëtarët e bandës. Pesë minuta më vonë, pa asgjë për të paralajmëruar krimin që pasoi, gjithçka ndryshon dhe nxirren armët.
“Keqkuptimi u zgjidh dhe këta njerëz do të largoheshin. Por më pas ka hyrë një person tjetër dhe ka nisur të flasë me ta në shqip. Pas pak, ndërsa qëndrova në zonën e mbyllur, dëgjova të shtënat”.
Ky person, siç ka marrë vesh policia, i përkiste një bande rivale. Shkëmbimi i të shtënave regjistrohet nga kamera e sigurisë dhe pak sekonda më pas konstatohet se ka një person të vdekur.