• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E akuzuan për plagosjen e gruas në Lushnje, flet nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, vëllai im…

by A R
30/03/2023 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një konflikt mes dy familjeve në Garunjas të Lushnjes dyshohet se është arsyeja pas plagosjes së 60-vjeçares Bajame Senej pasditen e kësaj të enjteje. Për këtë arsye, policia ka shpallur në kërkim Armando Hasallën si autor të dyshuar.

Por vëllai i tij, Laerti, mohon që familja e tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje. Në një bisedë telefonike nga Italia me gazetaren Anila Sefa, ai pretendon se vëllai, Armando, i cili më parë ka pasur emrin Emiljan, ndodhet në Greqi dhe ka shkuar atje para 19 ditësh.

Ai tha më tej për gazetaren Sefa se familja tjetër Hasalla e ka sajuar ngjarjen. Bajame Senej është motra e Kastriot Hasallës. Ky i fundit u dënua me 35 vite burg ditën e sotme për vrasjen e vëllait të Laertit dhe Armandos, Romeo Hasallës. Vendimi për ngjarjen që ka ndodhur në vitin 2021 u dha sot nga Gjykata e Lushnjes.

Laerti shprehet se në seancën e sotme gjyqësore ka qenë vetëm babai i tij, Shaipi. Laerti thotë më tej se nuk ka pasur konflikte të tjera me familjen tjetër Hasalla. Sa i përket vrasjes së vëllait, ai është shprehur se “ia la shtetit në dorë këtë punë”.

Kujtojmë që më herët, Afrim Hasalla, vëllai i Kastriotit pretendoi se të shtënat me armë që u qëlluan ndaj motrës së tij erdhën nga familjarët e Shaip Hasallës. Afrimi tha se Kastrioti mbrojti në konfliktin që ndodhi në vitin 2021 vëllain dhe djalin e tij.

Shkak i konfliktit mes dy familjeve është bërë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh e mbjellë me ullinj.

Laert Hasalla: Unë jam Laert Hasalla, çuni i Shaip Hasallës nga Garunjas.

Anila Sefa: Ku ndodhesh ti?

Laert Hasalla: Unë ndodhem në Itali në Sannicandro di Bari, kam hipur që mbrëmë në traget në orën 19:30.

Anila Sefa: E more vesh ngjarjen ditën e sotme?

Laert Hasalla: Unë tani e mora vesh dhe vëllai im nuk ishte fare aty, është në Greqi. Do të flasësh edhe ti në telefon me atë. Ne nuk jemi fare në Shqipëri. Unë jam me gjithë familje dhe me gjithë nuse me dy fëmijët jam në Itali. Vëllai është në Greqi ka nga data 11, 12 Mars, ka ikur në Greqi. Ata e kanë nxjerrë në kërkim, nuk e di çfarë kanë trilluar aty ata.

Anila Sefa: Si quhet vëllai?

Laert Hasalla: Armando, se e ka ndërruar ai nga Emiljan e ka Armando Hasalla.

Anila Sefa: Kush dyshoni që kanë qenë?

Laert Hasalla: Nuk më intereson fare. Ata e kanë bërë vetë këtë gjë.

Anila Sefa: Pse?

Laert Hasalla: Sot ka qenë babai në gjyq dhe atyre i janë dhënë dënime dhe tani paskan ardhur me avokatin lart. Çfarë do avokati që i shoqëronka këta nëpër shtëpi. Siç ka deklaruar vetë, avokati i shoqëron këta nëpër shtëpi dhe këta tjerët janë me makina. Ata e kanë bërë vetë këtë çështje se ku ta di unë më, duan të shpëtojnë mbase nga ato 30-40 vjet burg që ka ngrënë i vëllai që vrau 3 veta. Nuk ka të drejtë të më cënojë mua familjen dhe të më thotë mua që ma ka bërë ky. Unë do i hedh në gjyq, do i çoj në Gjykatë të Lartë për këtë gjë që më akuzon dhe më ka shqetësuar.

Anila Sefa: Në gjyqin e Kastriot Hasallës, kush ka qenë nga familjarët tuaj sot?

Laert Hasalla: Ka qenë vetëm babai se unë jam në Itali sot. Babai më ka folur në orën 16:30 dhe babai sa zbriti nga makinat. E pashë nga kamerat e telefonit, kur zbriti babai nga makina dhe e mora në telefon me anë të nuses të vëllait se nuk ka njeri atje.

Anila Sefa: Si e more vesh ngjarjen për sot?

Laert Hasalla: Më ka marrë daja në telefon, nuk e dija fare, jam tek vjehrri në Itali. Në Bari, Sannicandro di Bari quhet fshati.

Anila Sefa: Keni pasur konflikte të tjera që pas vrasjes së Romeos?

Laert Hasalla: Unë nuk kam pasur fare konflikte. Unë ia kam lënë shtetit në dorë këtë punë. Të ishte për t’u marrë me këtë punë nuk prisja fare. Ata kanë një vit që kanë dalë nga burgu dhe nuk kam pasur as gërricje me ta dhe asgjë. Kështu që unë nuk kam punë fare më me ta.

/a.r

Next Post
Rikthimi i basteve sportive/ Ylli: Do jenë vetëm online për personat mbi 18 vjeç! Fituesit do paguajnë si taksë 15% të fitimit

Bastet online, Ylli: Paratë e mbledhura nuk do të futen në buxhetin e shtetit, do t’i menaxhojë një agjenci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Punësimi i ekselentëve, thirrja e dytë në muajt gusht-shtator

Thyhet bojkoti në universitete, studentët rikthehen në auditore pas më shumë se dy javësh

November 2, 2026
Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

Zelensky kushtëzon ndalimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse me raketat Patriot

November 2, 2026
Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Me shall të zi dhe kokore në kokë, ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

November 2, 2026
Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In