Shtatë persona janë vrarë nga të shtëna armësh në Kalamazoo, Michgan. 5 prej tyre kanë mbetur të vrarë në një restorant ndërsa 2 të tjerë në një pikë shitjesh makinash. Raportohet se mes viktimave është dhe një fëmijë 8 vjeç.
Sulmet janë të lidhura me disa të shëna të mëparshmë në një parking, nga ku ngeli e plagosur një grua. Policia ka arrestuar një 45–vjeçar dhe deklaroi se rreziku tashmë kishte kaluar.
45–vjeçari nuk bëri rezistencë ndaj policisë dhe në makinën e tij u gjetën disa armë. Autoritet policore janë shprehur se bëhet fjalë për sulme me armë të rastit duke hedhur poshtë çdo dyshim për një sulm terrorist të mundshëm.