Pothuajse tetë milionë numra të patentave dhe mbi 50 000 numra të pasaportave australiane dhe të Zelandës së Re u vodhën më 16 mars nga kompania e pagesave dixhitale dhe huadhënies “Latitude Holdings”, njoftoi sot kompania, sipas CNN.
“Latitude Holdings” me qendër në Melburn njoftoi gjithashtu, se 6,1 milionë të dhëna të tjera të klientëve që datojnë në vitin 2005 ishin vjedhur dhe rreth 100 klientëve iu vodhën deklarimet mujore.
“Ne jemi duke korrigjuar platformat e prekura nga sulmi dhe zbatuar planin e monitorime të mëtejshme të sigurisë”, tha CEO, Ahmed Fahour.
”Aktivitetet do të rifillojnë në ditët në vijim”, theksoi ai.
/s.f