PD e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj nuk ka marrë ende një vendim si do dalin në zgjedhjet e 14 Majit. Ditën e djeshme u zhvillua një mbledhje e Kryesisë e cila zgjati deri në mëngjes, por pa rezultat.
Mësohet se ka patur debate mes tyre pasi Gazment Bardhi ka propozuar që të dalin me kandidatë vetëm në disa zona dhe të futen në zgjedhje me lista për këshilla bashkiakë.
Por kjo është kundërshtuar nga kryesia e PD-së së Alibeajt e cila pritet të mblidhet sërish sot në orën 18:00 për të marrë një vendim pasi nesër në mesnatë është afati i fundit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të kandidatëve për kryebashkiakë dhe këshilltarë.
/a.r