Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal. Një motorr ka goditur një vjazë 5-vjeçe, që ishte duke kaluar nga njëra anën e rrugës në tjetrën.
Një aksident ka ndodhur në fshatin Drenovicë në bashkinë Dimal. Një motorr me targa AR 333, ka goditur një vjazë 5-vjeçe, që ishte duke kaluar nga njëra anën e rrugës në tjetrën.
Pas aksidentit, drejtuesi i motorrit që është edhe komshi me familjen e vajzës që aksidentoi, e ka transportuar fëmijën në Spitalin e Beratit me një makinë të rastit.
Drejtuesi i motorrit Nuri Daja është vetëdorëzuar në polici, ku edhe po pyeten në lidhje me aksidentin. Burimet policore bëjnë me dije se motomjeti nuk ka qënë me shpejetësi dhe nga testi i alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i mjetit nuk kishte konsumuar pije alkoolike./m.j