Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë vizitës në Londër, Rama mori pjesë në pritjen zyrtare me përfaqësues edhe të komunitetit shqiptar, organizuar në nder të Shqipërisë nga Ministri i Shtetit, Lord Ahmad.
Më herët sot, Rama u prit në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.
Rama e nisi vizitën me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”.
Gjatë qëndrimit në Londër, Rama u prit në një takim edhe nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
/a.r