Për analistin Skënder Minxhozi, Berisha është në kërkim të një strehe elektorale dhe nuk ka luksin të imponohet në negociatat për koalicion. Në studion e ABC Neës, Minxhozi tha se për Berishën zgjidhja e vetme mbetet Meta, Ndoka ndoshta edhe Dule.
Shihni një ngurim nga palët për koalicionin Berisha Meta, kush pritet të lëshojë më shumë pe?
Partitë na kanë mësuar se marrëveshjet e tyre i bëjnë publike vetëm në minutat e fundit. Ne kujtojmë të gjithë parti të mëdha PS e PD që edhe e kanë shkelur afatin e mesnatës. Koalicioni I opozitës është një koalicion atipik, ku komponontja kryesore nuk do të figurojë fare. Do të ketë të gjithë kandidatët që do garojnë për kryetar bashkish, dhe do t’I kënaqë partnerët me këshillat bashkiak. Kjo gjë e bën pak më të komplikuar situatën spese partitë e vogla duhet të negociojnë me njëra tjetrën sa do marrin ku do marrin, ku do hapë rrugë Berisha si do koordinohen.
Ka gjasa të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’?
Mendoj që terminologjia mund të jetë një kush i fshehur i Ilir Metës, që kërkon të shohë një pjesë të partisë së tij. Nëse sheh fjalën liri shtyhet të mendosh si Partia e Lirisë.
Berisha është në kërkim të një strehe elektorale dhe nuk ka luksin të imponohet, të vetmen zgjidhje ka Metën ose Ndokën ndoshta edhe Dulen. Nuk është se e ka luksin vetë nuk del dot, ose do dalë me kandidatë të pavarur që ne e dimë se cfarë problematikash kanë, ose do gjejë këtë lloj strukture. Është e vemtja formulë e kolauduar dhe që Berisha disponon.