Gjatë javëve të fundit Deamishel dhe Olta nuk kanë ruajtur marrëdhënien e afërt që patën në fillim të udhëtimit të Big Brother.
Gjatë ditëve të fundit, Dea i ka thënë hapur Oltës se pas hyrjes së Qetsorit I duket vetja më e fortë, sepse tashmë ka një mbështetje. Ajo e ka akuzuar se bashkë me Qetsorin do ta eliminojë nga shtëpia.
Diskutimi ka vijuar edhe në Prime, ku Dea tha “para ardhjes së banorëve të rinj, ne u afruam. Me ardhjen e Qetsorit mua më vendosi një mur, deri në momentin që këta të dy më treguan që me kanë nominuar. Mua më tha Luizi, por e besova në momentin që ma konfirmoi Olta dhe më pas vetë Qetsori. Luizi më puth që të japë përshtypjen tek ju, sikur kemi një aleancë”.
Dea-Qetsorit: Kishe ditë që po më ngacmoje, dhe deri në momentin që me the që të kam nominuar. Ti do që të debatosh me mua, mbase për vëmendje sepse jë në nominim”.
“…Dhe tjetër nuk dua që Olta të më afrohet dhe më largohet sa herë i nevojitet”, tha Dea.
/e.d