Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka dënuar aktet e përsëritura të opozitës, e cila ndalon punimet e seancave duke përdorur gaz lotsjellës. Veseli, i cili drejtoi seancën e sotme me kundragaz, tha se “çdo veprim si ky i sotmi, që synon të pengojë funksionimin demokratik të Kuvendit të Kosovës është veprim sa i dënueshëm, aq edhe dëshpërues e i papranueshëm”. Kryeparlamentari siguri se “Kuvendi i Kosovës është gati të vazhdojë punën për të garantuar ecurinë europiane të vendit”.