Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në seancën e sotme miratoi regjistrimin e plot 42 partive politike për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Ajo që vërehet në listë, është se shumica dërrmuese e tyre janë parti fantazma, pa elektorat.
Disa prej tyre i janë nënshtruar shitblerjes de facto duke u shërbyer interesave të biznesmenëve të përfshirë dhe në politikë.
Pjesa tjetër janë thuajse të gjitha uni-parti, që kanë një kryetar dhe disa njerëz tek-tuk që u shërbejnë.
Ndonëse nuk kanë elektorat, megjithatë ato janë regjistruar në zgjedhje duke krijuar një përshtypje të gabuar se ka një pluralizëm politik dhe gjithëpërfshirës.
Por e vërteta është se në këto zgjedhje ende nuk merr pjesë opozita pasi Paeti Demokratike është përfshirë në një kalvar gjyqësor. /noa.al
“Lumi i partive që u regjistruan”
Komisioneri vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore të 42 partive politike dhe 4 komiteteve nismëtare.
Komisioneri vendosi regjistrimin si subjekte zgjedhore:
“Partia Socialdemokrate”; “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”; “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”; “Partia e Gjelbër”; “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”; “Partia Ora e Shqipërisë”; “Partia Kombëtare Konservatore Albania”; “Aleanca Arbnore Kombëtare”; “Partia Demokristiane e Shqipërisë”; “Partia Emigracioni Shqiptar”; “Partia Komuniste e Shqipërisë”; “Partia Qytetare Shqiptare”; “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen MEGA”; “Partia Republikane Shqiptare”; “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”; “Partia Shqiptare Atdheu”; “Partia Uniteti Kombëtar”; “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”; “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”; “Lëvizja Punëtore Shqiptare”; “Nisma Thurje”; “Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”; “Balli Kombëtar Demokrat”; “Partia Konservatore”; “Lëvizja e Re”; “Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë”; “Aleanca Demokracia e Re”; “Partia Balli Kombëtar”; “Partia Demokracia Sociale”;; “Personat me Aftësi të Kufizuar”; “Aleanca Demokratike Shqiptare”; “Lëvizja e Legalitetit”; “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”; “Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”; “Bashkimi Liberal Demokrat”; “Ardhmëria Shqiptare”; “Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare”; “Partia Fryma e Re Demokratike”; “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”; “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”; “Fronti i Majtë”; “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”;
/s.f