Në një seancë plenare të gjatë deputetët gjejnë forma nga më të ndryshmet për t’u relaksuar. Gratë bejnë selfie, burrat shohin video në rrjetet sociale dhe nuk ngurrojnë t’i komentojnë.
Prania e rrallë e Tom Doshit në seancë planare është shfrytëzuar nga kolegët e tij për të shkëmbyer biseda me të.
Nuk ka pasur pasur të njetin fat Pandeli Majko, bisedën me të cilin e ka fshirë nga telefoni deputetja e së njejtës parti Mimoza Hafizi, shkruan Shqiptarja.com Kjo e enjte e gjatë pune, ka përkuar dhe me ditelindjen e ministrit të shendetësisë Ilir Beqaj. Krahas urimit kolegu Majko ka zbuluar dhe vitet që mbush.